Seanca plenare ne Kuvend, përplasen Berisha-Stërkaj

  • 9 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Armando Prenga nuk është deputeti i vetëm i cili ka probleme me drejtësinë dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama që i ka zgjedhur. Deputeti demokrat tha se si prenga, janë edhe ministri Tahiri, deputeti Kokëdhima, ministrja Kodheli apo edhe deputeti Paulin Stërkaj.

Berisha: Deputeti prenga është i pranishëm, ai qëndron në karrigen kryesore të ekzekutivit dhe quhet Edvin Kristaq Rama. Është ky zotëri që e ka shndërruar këtë parlament me kriminelët që ka futur në të, nga tempull demokracie në tempull krimi. Se këtu ngado të hedhësh sytë të del një si ai për të cilën po mblidhemi. Më thoni çfarë ka më pak Koço Kokëdhima, Paulin Stërkaj që godet me qytë të revoles në krye të detyrës kreun e PD, çfarë kanë më pak këta. Ai që i nis bollonat bashkë me Mrikën ditë për ditë avionët në Itali dhe e kanë bërë Shqipërinë Kolumbi.
Kjo deklaratë ka mjaftuar për të ndezur ?revoltën? e deputetit socialist Stërkaj, i cili tha se për këtë situatë bën fajtor kryeministrin Rama që nuk ka vënë para drejtësisë Berishën dhe familjen e tij.

Stërkaj: Ky është njeri që shpif dhe manipulon opinionin publik. Unë jam babë me fëmijë, kurrë në jetën time nuk kam pasur lidhje me krimin, ky nuk po lë kurrkënd se jeni fajtor ju që se keni vënë para përgjegjësisë për koncesionet që i ka vjedhur popullit shqiptar, për të gjitha veprat që ka mashtruar shqiptarët.
Unë bëj fajtor ju zoti kryeministër nuk bëni dokumentacionin që ky dhe familja e tij të dalin para drejtësisë. Na pyesin fëmijët në shtëpi: O bab i tillë je ti? Këtu ka faj politika që ka vjedhur pasurinë kombëtare.