A1 Report - Heqja e tregut te Tirana e Re, të moshuarit vështirësi për të bërë pazar

  • 9 years ago
TIRANË - Kjo është vështirësia me të cilën sot po përballen të moshuarit e nënat me fëmijë të zonës së Tiranës së Re.

?85 vjeçe edhe nuk kam asnjë njeri, jam vetëm. Vetëm jam, vij këtu të marr bukë, të marr dhe ndonjë ushqim e të shkoj të futem brenda. Ku të ndjek unë tani ku të jenë supermarketet e ato. Unë si ndjek, shyqyr që u hap një supermarket këtu.?

?Ku ka ku? Të vete në treg të ri? Apo të vetë te treni? Apo të vete poshtë të Vasil Shanto nuk kam mundësi. Unë jam e sëmurë me 2 operacione në Athinë edhe 85 vjeçe, njeri skam këtu.?

Banorët e konsiderojnë të nevojshëm krijimin e një tregu pranë zonës së banimit pasi kështu nuk do t?u duhet të ecin disa kilometra deri në tregun më të afërt.

?Ne duam tregun sepse tregu ka 20 vjet që është bërë këtu. Pse mos ta bënin tregun siç ishe ashtu?!?

?Unë kam shtëpinë këtu, nëse dua të blej një kile domate ose kam kalamnjt e vegjël ose kam dikë sëmurë ose kam mamin dhe dua të shkoj diku larg me punë, mami nuk mundet të shkojë te uzina e atje ku është tregu as me shku te QTU.?

?Kam 2 orë që kam dal të gjej njërin që shet domate.?

Megjithatë ka edhe banorë të cilët shprehen pro lirimit të hapësirave publike e heqjes së tregjeve pasi kështu do të mund të blejnë ushqime më të kontrolluara në tregjet e licensuara.

?Unë jam banor lagje këtu, nuk ka asnje problem. Pse duhet të ikte tregu??

?Shkatërrim total i ambientit. Pleqtë nuk kanë takat me shku deri te Vasil Shanto se i thonë 4 km me këtë vapë është vdekje. Unë shkova dhe bëra pazar atje dhe është lemeri.?

?Duhet të shkojë gjysmë ore këtu, duhet ti hipi autobuzit të Tiranës së Re e të shkoj ti marr te treni ose te Vasil Shanto.?

?Mirë bënë që e mbyllën, atij ti marri dhe tokën ta përzënë atë e të vënë pronar tjetër tu japi liçens të punojnë këta menjëherë, mos të rrinë pa punë se jan 30-40 familje kaq.?

?Bënë shumë shumë mirë dhe mundësisht edhe në rrugica të shikohet.?

Në Tiranën e re sot, siç e pamë, të moshuarit e nënat me fëmijë e kanë të vështirë të bëjnë shpenzimet e ditës. Ata nuk kanë makinë dhe mjete të tjera për të shkuar në tregjet e tjera, ku më i afërti është ai te Vasil Shanto. Pas heqjes së ambulantëve, ndoshta Bashkia duhet të mendojë me shpejtësi për minitregje të organizuara nëpër lagje.

Recommended