A1 Report - Tiranë, komunitetet fetare apel: “Paqja është gjithmonë e mundur”

  • 9 years ago
TIRANË - ?Paqja është gjithmonë e mundur?. Ky do të jetë slogan i takimit ndërkombëtar midis komunitetit të Shen Exhidos së bashku me kishën katolike dhe ortodokse të Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet ndërmjet datave 6-8 shtator në Tiranë dhe do të hapet me një mesazh të rëndësishëm nga Papa Françesku.

Në takimet që do të mbahen për 3 ditë me radhë do të ulen krerët më të rëndësishëm fetarë të Evropës, Mesdheut, Azisë dhe Afrikës.

Temat që do të diskutohen do të jenë paqja, zhvillimi i qëndrueshëm, emergjencat mjedisore dhe pabarazitë shoqërore.

Vëmendja do të përqendrohet më shume te lufta në Siri, ku krerët e institucioneve fetarë do të lëshojnë një apel për armëpushim dhe fillimin e negociatave për paqen.

Krerët fetarë gjithashtu do t?u bëjnë thirrje Evropës që të mos mbyllë dyert për refugjatët që vijnë nga vendet e luftës.

Ky takim zhvillohet çdo vit në një qytet evropian dhe këtë herë ishte radha e Shqipërisë për ta mbajtur, duke marë parasysh që ndalesa e parë e Papa Franceskut në Evropë ishte vendi ynë, i cili vlerësohet nga komunitetet ndërkombëtare për bashkëjetesën midis feve dhe kulturave.

Recommended