A1 Report - Shkodër, goditet me levë në kokë kreu i Inspektoriatit të Punës

  • 9 years ago
SHKODËR - Kreu i Inspektoratit të Punës në qytetin e Shkodrës, Agim Shimaj është goditur me mjetë të forta ndërsa po shkonte në punë. Dy personat i kanë zënë pritë mëngjesin e sotëm përpara Inspektoratit të Punës ku gjatë përleshjes fizike e kanë goditur me levë në kokë, pastaj i kanë marrë një cantë dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Kanë qenë punonjës e Inspektoratit të Punës që i kanë ardhur në ndihmë Shimajt duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e parë, më pas Shimaj ka bërë kallëzimin në polici.

Në një prononcim për shtyp, Agim Shimaj i ka bërë thirrje policisë së shtetit që ta zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur probleme apo konflikte me asnjë person.

Sipas Policisë së Shkodres po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shimaj ka marrë dëmtime të lehta në krahun e djathtë dhe në këmbë ndërsa është rikthyer në institucionin që ai drejton.

Recommended