Broshur kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve

  • 9 years ago
Vetëm gjatë vitit 2012 janë shqyrtuar 28 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, që shënon rritje të lartë krahasuar me vitin 2011. E gjithë kjo ka të bëjë falë rritjes së ndërgjegjes së fëmijëve-viktima dhe familjeve të tyre për të paraqitur rastin. Kështu u shpreh ministri i Punës dhe Politikës sociale Spiro Ristovski gjatë promovimit të broshurës "Protokolli për veprim në raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe pedofilisë". Sipas Ristovskit dhe Marija Kishman, përfaqësuese e OBSH-së, broshura ka për qëllim të njoftojë dhe udhëzojë viktimat se cilat institucione mund t'u dalin në ndihmë dhe si duhet të veprohet me fëmijët viktima.
"Statistika është negative në kuptimin e rritjes së numrit të këtyre veprave, por është e qartë se ashtu si do të rritet ndërgjegjja tek fëmijët dhe familjet e tyre, presim që sa më shumë të rritet edhe numri i paraqitjeve të rasteve të tilla. Është fakt se edhe në të kaluarën kanë ekzistuar raste abuzimesh por për shkak të frikës, turpit dhe arsyeve të tjera nuk kanë qenë paraqitur", deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale Spiro Ristovski.
"Në të shumtën e rasteve, viktima i beson dhe e njeh autorin e veprës kriminale. Bëhet fjalë për një numër tragjik, te gjinia femërore bëhet fjalë për 62 % dhe autori i veprës nuk jeton në shtëpinë e njëjtë por është shumë i afërt të familjes. Ndërsa tek gjinia mashkullore, numri më i madh i tyre, abuzimin seksual e kanë përjetuar nga persona që nuk jetojnë bashkë ose janë të panjohur", theksoi Marija Kishman nga OBSH.
Sipas përfaqësueses së Organizatës botërore të shëndetësisë Marija Kishman, është shqetësuese rritja e numrit të abuzimeve seksuale të fëmijëve nga moshatarët e tyre. Sipas Kishman, janë evidentuar 29 raste, prej tyre 13 të gjinia femërore dhe 16 te ajo mashkullore. Melihate Rustemi

Recommended