'Integrimi', Gruevski i ankohet Papës

  • 9 years ago
Pengesa e Maqedonisë për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së si dhe pengimi i rrugës së saj euro-integruese nga Greqia ishte njëra nga pikat për të cilat kryeministri Nikolla Gruevski e informoi Papën Benedikti i 16. Por, përveç projekteve integruese, kryeministri para Papës ka shpalosur edhe planet e tij kishtare për Maqedoninë në periudhën që vjen. Gruevski, takimin me Papa Benediktin e zhvilloi me rastin e shënimit të 24 majit ditës së iluministëve, Shën Kirili dhe Metodi.
"Këmbyem mendime, e informova atë për Maqedoninë, për pikësynimet tona kishtare, për çka angazhohemi, e informova gjithashtu edhe për problemet tona sa i përket pengesave për integrim në NATO dhe BE. Por Papën Benedikti i 16 e informova edhe për ato gjëra që na lidhin, njëra është Shën Kirili dhe Metodi dhe tjetra Nëna Tereza, e informova atë se përveç asaj që kemi ndërtuar Shtëpi Përkujtimore për Nënë Terezën prej para disa ditësh edhe kompleksin e spitaleve shtetërore e pagëzuam me emrin e saj. Dhe se në Maqedoni së shpejti do të ngritet edhe një përmendore e madhe e Nënë Terezës ku do të shënoheshin veprat e saja", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
'Për të 44 herë me radhë sot në Vatikan shënohet manifestimi "Maqedonia për nder të Shën Kirilit" themeluesit të alfabetit slloven. Për nder të kësaj dite sot në Vatikan po qëndron edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe një delegacion tjetër i Republikës së Maqedonisë'.
Përveç delegacionit shtetëror të Maqedonisë në Bazilikën Shën Klementi në Vatikan, kishin ardhur edhe shumë shtetas të Maqedonisë për vizitë. Por kishte dhe banorë të Maqedonisë që për momentin jetojnë dhe veprojnë në Itali. Maqedonia për çdo vit më 24 maj i shprehë respekt themeluesit të alfabetit cirilik, me lutje pranë varrit të tij në Bazilikën "Shën Klementi" në Vatikan. Nga Roma për Televizionin ALSAT-M, Valmir Kuçi

Recommended