Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 2 days ago
Filmi "Kapedani" prodhim i vitit 1972 nga regjisori Muharrem Fejzo dhe Fehmi Hoshafi, Skenari : Skënder Plasari, Producent : Shqipëria e Re, Muzika : Tahsim Hoshafi. Kapedani është prodhuar në vitin 1972 nga Kinostudio Shqipëria e re, skenari i filmit është Skënder Plasari, Regjizor Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, muzika nga Tahsim Hoshafi. Interpretojnë aktorë te njohur si Albert Vërria me rolin (xha Sulo), Nikolin Xhoja me rolin (xha Beqo), Flora Mërtiri me rolin(Kryetarja),Robert Ndrenika me rolin (djali i xha Sulos), Lazer Filipi me rolin (shoku Ropi) etj.

Përmbajtja e filmit
Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.

Recommended