Fijet që priten është film i metrazhit të gjatë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1976. Regjia: Muharrem Fejzo, Skenari: Neshat Tozaj, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Shpëtim Kushta.
Përmbajtja e filmit Një agjent i huaj Sami Ameni, zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.