FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS "SHQIPERIA E RE" Apasionata!
Apasionata është film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” në vitin 1983.
Regjia: Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj Skenari: Peçi Dado, Nexhati Tafa Operator: Saim Kokona Producent: Kinostudioja “Shqipëria e Re” Muzika: Gjon Simoni. Në rolet kryesore: Kastriot Çaushi, Matilda Makoçi, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi Margarita Xhepa, Thimi Filipi dhe Spiro Duni.
Përmbajtja e filmit Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Ludvig Van Bethovenit nga një punë diplome bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës, studente e pianos, dhe Arturit, student i pikturës, i cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës, por e bën shkollën për t’i bërë qejfin të atit, një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet në jetë.
INTERPRETOJNE Kastriot Çaushi.......Arturi Kadri Roshi...........Demosteni Matilda Makoçi........Mira Agim Qirjaqi..........Profesor Jani Spiro Duni............Guri Margarita Xhepa.......Nëna e Arturit Thimi Filipi..........Take Rizai Ndrek Shkjezi.........Xha Nasi Nertila Koka..........Motra e Arturit Marika Kallamata......Tezja e Arturit Antoneta Papapavli....Profesorja e Mires Artan Sejko...........Agroni Luiza Xhuvani.........Studente