'Bota në fokus': Vietnami, dikur vendi më i varfër në botë, sot rivalizon edhe Kinën

  • 2 years ago
Është vetura më e re në treg dhe konkurron me markat më të njohura botërore në tregun ndërkombëtar. Emisioni I sontëm nuk është auto-moto e as tema e emisionit nuk është për automjete, por bëhet fjalë për një shtet që kur ja dëgjojmë emrin mendja na shkon te një shtet i varfër i cili ka një të kaluar shumë të tmerrshme gjatë shekullit XX.

Fjala është për Vietnamin, një shtet në Azinë e Juglindore që në tre dekadat e fundit po përjeton një shpërthim të jashtëzakonshëm ekonomik, duke u bërë vendi me rritje më të shpejtë ekonomike jo vetëm në Azi por edhe në mbarë botën.

Vetura vietnameze me emrin VinFast, është bërë marka më e shitur në vend ndërsa ka depërtuar edhe në tregun evropian dhe atë amerikan për një kohë kaq të shkurtër. Prodhimi I veturës së parë ka filluar në vitin 2017. Paramendoni rritja e saj ekonomike rivalizon madje edhe Kinën.

Avdi Bakiu /SHENJA/

Recommended