Mbyllet shkolla e pare nga covid |Lajme-News

  • 3 years ago
Gjimnazi ?Sami Frashëri? në Përmet është e para shkollë që mbyllet si pasojë e Covid-19. Vendimi është marrë pas përgjigjes pozitive të tamponit për 5 mësues që japin mësim aty.

Shqetësuese situata është edhe në qarkun e Korçës ku dy mësues të dy shkollave 9-vjeçare në qytet, dy të tjerë në shkollën e Ersekës dhe një në Bilisht kanë rezultuar të infektuar me covid.

Shumica e prindërve thonë se nuk janë në dijeni të rasteve dhe kërkojnë përforcim të masave.

Jeni në dijeni që dje një mësues ka dalë pozitiv me koronavirus?

-Jo!

Nuk ju kanë informuar nga shkolla?

-Tani e dëgjova, nuk kam dëgjuar gjë.

-Jo nuk di gjë. Tani nga ju e morëm vesh.

Të shqetësuar për përhapjen e Covid edhe në shkolla, prindërit kërkojnë forcimin e masave.

?E ndoqa dje në televizor, na shqetëson, kemi merakun e fëmijëve, dhe ne familje kemi merak. Duhet të jenë të kujdesshëm e t?i kontrollojnë që edhe ne të dimë si të veprojmë?.

Drejtoria e Pergjithshme e Arsimit Parauniversitar thotë se janë me dhjetëra mësuesit e nxënësit e karantinuar në mbarë vendin.

?Nga shëndetësia na rezultojnë 40 fëmijë që duhet të rrijnë në karantinë. Nga të dhënat nga ISHP, 80 persona duhet të rrinë në karantinë dhe ne i kemi zëvendësuar me mësues të tjerë?.

Tirana mban numrin më të lartë të mësuesve dhe nxënësve të karantinuar. Por deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar sqaron se ka afro 1600 mësues në dispozicion për të zëvendësuar ata që do të preken nga Covid-19.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended