"Dekalogu i nje lagjeje Tiranase"/Nis rrugetimi i shtepise botuese "Berk" - Rudina - 28 Shtator 2020

  • 3 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #AnnaShkreli

Berk është shtëpi botuese por edhe një qendër ku lexohet apo studiohet e cila është ngritur në shtëpinë e vjetër tiranase të stërgjyshes së Anna Shkrelit në rrugën Him Kolli. Elementët e traditës së një shtëpie të vjetër tiranase i ka ruajtur duke e kthyer në një qendër leximi e studimi për të gjitha moshat.

Shtëpia botuese Berk ka vetëm 2 muaj që është hapur. Në këtë shtëpi përveç leximit herë pas herë Anna ka menduar që të hapë dhe ekspozita të ndryshme që përçojnë traditën. Një ekspozitë e fundit që ajo kishte hapur ishte paja e stërgjyshes së saj, Serfete Tafaj që nga përparëset, peshqirët, çentrot, jelekët, benevreket, rrobdishani, fustani etj, të cilat janë përpunuar nga stërgjyshja që nga copa e mëndafshit duke marrë pushin nga krimbat e mëndafshit dhe duke e bërë çdo gjë me dorë.

Rreth librit: "Dekalogu i një lagjeje Tiranase": Libri vjen i shkruar nga autorë që mbajnë pseudonimin "Krymi". Autorët e këtij libri nuk dëshirojnë që të jenë të identifikueshëm. Libri sjell rrëfime jetësore të traditave tiranase. 10 urdhëresa të një qyteti që ndryshon, vrullin e të cilit nuk e ndalim dot. Një letër dashurie në 100 vjetorin si Kryeqytet.

Libri sjell rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended