Pro Business - Termetet dhe covid-19 pasoja tek prodhuesit e mobiljeve! (28 Shtator 2020)

  • 3 years ago
#OljanaMaloku #probusiness #KlanPlus #industridruri #mobilime #prodhim #eksport #biznes

"Pro Business" nje emision nga Oljana Maloku ne Klan Plus.

Termetet dhe covid-19 pasoja tek prodhuesit e mobiljeve!
Ngrirje te kontratave dhe renie te xhiros deri ne 30%!

Bardhyl Beqiri prej më shumë 10 vitesh merret me industrinë e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në Shqipëri.
Ashtu si të gjitha bizneset, edhe ky sektor u përball për herë të parë me problemet që rrjedhën si pasojë e masave kufizuese për parandalimin e covid-19, efektet e të cilës nisëm të ndjehen në muajin mars 2020.

Por ky lloj biznesi duke qene i lidhur ngushtë me arredimet, goditjen e parë në fakt e mori që pas tërmetit fatal të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Bashkë me efektin e pandemisë, pasojat që dha në sektor janë deri në 30 përqind rënie të xhiros.

Frika dhe pasiguria bëri që qyteatët të stepen në porositë e tyre për arredime.
Pavarësisht periudhës së vështirë, sipërmarrësit në këtë fushë thonë se nuk kanë bërë shkurtime të punonjësve.Në total në vend numërohen afro 100 subjekte që merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve dhe në total janë të punësuar afro 25 000 persona.

Në intervistën e dhënë për emisionin Pro Business, një tjetër sipërmarrës që merret me prodhimin e mobiljeve Z.Sulejman Ulliri ndalet tek problemet dhe sfidat e këtij sektori.
I bëhët thirrje qeverisë të japë mbështetje për promovimin e industrisë së përpunimit dhe prodhimit të durit në tregjet e huaja me anë të pjesmarrjes në panaire, të ofrohen grante për invstimet e reja në tekneologji dhe të gjenden mënyra për të ofruar shkolla specializimi për të rinjtë që do të punojnë në fushën e prodhimit të mobilieve pasi mungojnë punonjësit e kualifikuar.

Ndikim tek ky sektor ka edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe karburantit që shton më tej kostot.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë?

Intervistë me Z. Bardhyl Beqiri - Sipërmarrës
Intervistë me Z.Sulejman Ulliri - Sipermarrës

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended