3 humbje jete dhe 132 raste te reja me Covid | Lajme-News
  • 3 years ago
132 raste të reja dhe 3 humbje jete janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.

?Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë thotë se në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended