Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike
  • 3 years ago
Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike në plan afatgjatë, veçanërisht për amvisëritë. Por sipas ekspertëve, nuk do të ketë rritje drastike në pesë vitet e ardhshme. Aleksandar Dedinec nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë thotë se në këtë periudhë do të duhet të vendoset fati i ?TEC Manastiri?, i cili sigurisht që do të ndikojë në çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Nëse ruhet mënyra aktuale e fitimit të energjisë elektrike me qymyr te ky prodhues i madh i energjisë elektrike, Komuniteti Evropian i Energjisë do të vendosë një taksë mbi CO2. Kjo do të thotë çmim më i lartë. Opsioni i dytë është lidhja e termocentralit me rrjetin e gazit.
Recommended