Serish trazira prej protestave anti-raciste | Lajme - News

  • 3 years ago
Dy policë mbetën të vrarë nga disa të shtëna gjatë trazirave në qytetin amerikan të Luisvillit. Mijëra njerëz dolën rrugëve të qytetit pasi gjykata e Kentakit nuk pranoi nisjen e procedurave për ndjekje penale ndaj 3 policëve të akuzuar për vrasjen e një afro-amerikaneje 26-vjeçare në Mars të këtij viti.

Vala e protestave u shtri edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, por autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, krahas Louisville edhe në Portland ku po ashtu pati protesta tepër të dhunshme.

Qindra efektivë të Gardës Kombëtare u dërguan në këto zona për të rikthyer qetësinë. Përmes një mesazhi në Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump shprehu ngushëllimet për dy policët e vrarë.

Breonna Taylor u vra 6 muaj më parë gjatë një operacioni të policisë për arrestimin e saj. Efektivët hynë pa paralajmërim në apartamentin e saj dhe e qëlluan për vdekje.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended