Depresioni dhe menyrat e kurimit ne Shqiperi - (23 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Depresioni nuk është sëmundje që kurohet vetëm me ilaçe. Më shumë se sa izolimi i një individi dhe mjekimi i tij, Ai ka nevojë për njerëz dhe trajtim në komunitet. Shërimi i një të sëmuri të tillë, fitohet pas 19 ditësh, pasi kaq është qëndrimi në spital, më pas kurohet në shtëpi me antidepresiv dhe psikoterapi. Deri tani në spitalet tona është kuruar vetëm sëmundja dëmtimi dhe jo individi e pasojat e tij pas këtij kurimi.

Mosha që bie pre e çrregullimeve nervore, sipas mjekut psikiatër Anastas Suli është nga 20-50 vjeç. 15-20% e të rinjve, në një moment të jetës së tyre kanë probleme emocionale, por këto humbasin pa u vënë re, pasi mungon rrjeti për trajtimin e problemeve të tilla. Sipas psikologut, kjo gjendje avancon deri në kalimin depresiv. Shefi i Departamentit te Psikiatrisë, Anastas Suli tregon.

Psikiatri Anastas Suli:- ?Unë do thosha, që vetë si depresion, nuk ka shtime të rasteve, veçanërisht, depresioni ekzistencial dhe çrregullimet post-traumatike, pas streseve të fuqishme, që në situata të veçanta janë të rritura dhe duhet thënë që popullata jonë këto 10 vjet kaloi trauma të njëpasnjëshme dhe një pjesë nga ne vuan nga simptoma post-traumatike?.

Në spital janë të destinuar të qëndrojnë vetëm individë, që kanë tentuar në vetëvrasje. Në qendrën e kurimit të tyre në Tiranë nuk ka të tillë, pavarësisht se 30 prej tyre qëndrojnë prej vitesh këtu, pasi nuk kanë strehë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended