Gjizanik 1 kg gjizë 5 të verdha veze 2 lugë gjelle miell misri 2 lugë gjelle miell gruri Nenexhik 1 tufë qepë të njoma 100 gr gjalp Piper i kuq Kripë dhe piper i zi Përgatitja: Rrahim të verdhat e vezës, shtojmë pak vaj ulliri, hedhim qepët e njoma të prera në unaza dhe nenexhikun të prerë hollë, nëse është i freskët. Shtojmë miellin e misrit dhe të grurit dhe i përziejmë. Në fund shtojmë gradualisht gjizën. Pasi e trazojmë mirë dhe është krijuar një masë homogjene e vendosim në nje tavë (mundësisht tavë dheu ) të lyer me pak gjalpë. Nivelojmë mirë sipërfaqen e gjizës dhe më pas me anë të një luge formojmë mbi masë gropëza të vogla si dekor. Shtojmë gjalpin e shkrirë me piper të kuq, duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim në furrë në 180 gradë Celsius për 20-30 minuta.