E trishtë/ Si e imagjinon botën një fëmijë i verbër

  • 3 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar Eftali Sulaj dhe djali i saj Frenki,i cili për shkak të një gabimi mjekësor humbi shikimin kur ishte vetëm 4-muajsh. Një ngjarje e cila ka shënjuar jetën e tyre përgjithmonë, me një kalvarë vuajtjesh.
Frenki foli edhe për ëndrrat dhe imagjinatën e tij për botën, duke e përshkruar si një vend pa shumë ngjyra.
?? Nuk është se e imagjinoj tamam me ngjyra, me fjalë si një vend i përshtatshëm por që ka nevojë më shumë për përmirësim?? thotë ai.
Ndërsa do të donte që të mos kishte disa gjëra:
?? Mos të kishte këto që kemi sot, një urrejtje e njerëzve, nuk do të doja ta kishim, nuk do të doja të kishim varfërinë e njerëzve, sëmundjet nuk do të doja të kishim negativitetin??tha ai.
Ndërsa ende shpreson se një ditë edhe ai do të mund të shikojë.