Perplasje per zgjedhjet ne KOKSH |Lajme-News

  • 3 years ago
Ndërsa Superliga ka probleme me kërkesat që i drejton qeverisë që sollën bojkotin e kampionatit, në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mosmarrveshje mes anëtarëve të tij. Asambleja e Jashtëzkonshme më 9 shkurt vendosi që të organizoheshin zgjedhjet për të përcatuar skrukturat e reja drejtuese deri në fund të këtij viti.
Por më parë duhet ndryshuar statuti i KOKSH-it nga një Komitet Teknik. Ky komitet tashmë është zgjedhur, por mënyra si është vepruar nuk pranohet nga disa anëtarë mes tyre dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Presidenti i saj Armand Duka thotë se duhen persona të paanshëm në Komitetin Teknik.?Ata vazhdojnë dhe kërkojnë ta mbajnë peng atë dhe të mos bëjnë atë që u vendos me rezolutë. Duan që ta bëjnë vetë statutin, t?i bëjnë vetë rregullat e lojës dhe të zgjidhen po vetë, ndërsa ne themi që rregullat t?i bëjë një palë e paanshme, e cila nuk ka ambicie për të zgjedhur nuk ka asnjë lloj intersi për Komitetin Olimpik?, shprehet Armand Duka.
Zv/Presidenti i KOKSH-it, Vojo Malo i cili është edhe pjesë e këtij Komiteti Teknik për ndryshimin e statutit thotë se për këtë vendosi shumica. ?Komiteti Ekzekutiv vendosi që të krijohet Komiteti Teknik që të punojë për realizimin e ndryshimeve të nevojshme të statutit, shumica e anëtarëve vendosi që të krijohet komiteti teknik, një pjesë e anëtarëve që janë pakica kishin mendim ndryshe, por në fund të fundit vendoset siç mendon shumica?, thotë Malo.
Funksionimi i rregullt i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është kusht që sportistët tanë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të zhvillohen në verën e 2021.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended