ISHP: Protokoll i posaçëm për rastet e verifikuara në shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nisjen e vitit të ri shkollor, mundësia e infektimit në radhët e mësuesve është edhe më e lartë. Për pasojë, specialistët e institutit të shëndetit publik thonë se trajtimi i këtyre rasteve është prioritet. JONIDA HAXHIUINSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK?Kemi vepruar dhe kemi funksionuar në formën e testimit të personave të dyshuar dhe te kontakteve të tyre, në mënyrë që të mos bëhet një mbingarkesë e rasteve të infektuara dhe të bëhet izolimi në kohë i të gjitha vatrave. Kjo është strategjia që do përdoret në rastin e shkollës, sigurisht që kategoria e mësuesve është përcaktuar tashmë në linjën e kategorive prioritare për t?u testuar dhe vlerësuar në kohë për çdo rast të dyshuar me Covid.?Ekspertët vërejnë me shqetësim grumbullimet e prindërve kur dërgojnë e kur marrin fëmijët nga shkolla?Vëmë re një shqetësim në familje që sensibilizimi nuk ka ndodhur. Çdo grumbullim kudoqoftë është konsideruar si një rrezik i shtuar sa i përket shtimit të rasteve të të infektuarve, shpresojmë që kjo situatë nuk do përsëritet me atë që pamë në dyert e shkollës.?Në protokollin e hartuar nga autoritetet, parashikohet që kur një mësues rezulton pozitiv me sars Covid 2, ai zëvendësohet nga mësues të tjerë që përcaktohen nga ministria e arsimit.

Recommended