U përdhunua në moshë të vogël, por e mbajti sekret, një rrëfim i trishtë pas shumë vitesh

  • 3 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? aktivistja e të drejtave të njeriut Elga Mitre tregoi për iniciativën e saj që sjell në vëmendje edhe njëherë një plag të madhe të shoqërisë shqiptare siç është dhunimi I gruas. Ajo e vetme ka arritur të sjellë në një botim, 10 rrëfime nga gra të dhunuara fizikisht apo psikologjikisht që kanë gjetur kurajën të tregojnë historitë e tyre, që kanë gjetur kurajën t?ia dalin mbanë dhe të bëhen frymëzim për gratë e tjera.
Ndërsa një tjetër histori që ka ndikuar shumë tek ajo është historia e një gruaja e cila është përdhunuar në moshë të vogël, por që e ka mbajtur sekret gjatë gjithë jetës së saj.
?? Një histori tjetër nga të cilat mua më kanë prekur është ?? sekreti?? dhe unë e kam quajtur sekreti sepse ky është një sekret që kjo grua ka mbartur me vete për shumë vite. Nga historia unë kuptoj që është një grua në karrierë është një grua që ka një familje, jeton e lumtur por ajo ka një rast përdhunimi kur ka qenë shumë e vogël fëmijë të cilën nuk ja ka treguar askujt. Dhe kjo të bën të ndihesh ndryshe por njëkohësisht kur këto histori më kanë ardhur se më vinin ditë pas dite ti ndjen jo vetëm presionin e detyrës që ti ke marr por ndjen edhe detyrimin e madh që ti ke për të ngritur zërin për të bërë këto histori të njohura që shumë gra të flasin të tregojnë historitë e tyre?? u shpreh Egla.

Recommended