Mbyllet sezoni turistik, 20% e hoteleve pezulluan aktivitetin | Lajme - News

  • 3 years ago
Sezoni turistik veror në Shqipëri ia doli të mbyllet, duke u shpëtuar vetëm nga vizitorët ?patriotë? të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe vendasit që nuk patën mundësi të lëvizin jashtë.

Pavarësisht kësaj, të ardhurat e kësaj industrie rezultojnë të përgjysmuara krahasuar me një vit më parë, ndërsa 20% e hoteleve dhe 90% e agjencive turistike kanë pezulluar aktivitetin, me shpresat për t?u rihapur vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave të operatorëve turistikë, 50% e stafit në këtë sektor tashmë do të shkurtohet për shkak të mbylljes së sezonit. Ata kërkojnë përgjysmim të taksave lokale dhe shtyrje me 1 vit të pagesës së kësteve të kredisë, në mënyrë që të mbijetojnë në periudhën e dimrit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të huajt kanë shpenzuar vetëm 63 milionë euro në vendin tonë gjatë periudhës prill-qershor, kundrejt një vlere prej 506 milion eurosh të shpenzuar një vit më parë, ndërsa bizneset e sektorit turistik thonë se rënia e shpenzimeve të turistëve të huaj është 70% edhe për muajt Korrik dhe Gusht, që kanë qenë periudhat me fluksin më të lartë të turistëve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended