Çairi, banorët protestojnë për kanalizimit

  • 3 years ago
Pesë muaj jetë me ujëra të zeza që rrjedhin vazhdimisht. Kështu jetojnë banorët e ndërtesës 66 në rrugën Blagoja Paroviq në Komunën e Çairit. Ata thonë se problemi ka ndodhur gjatë një defekti të një prej tubave kryesorë të kanalizimit. Fekalet kanë hyrë në bodrumet dhe erërat e këqija janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Në ndërtesë ka mushkonja, kështu që kanë frikë nga përhapja e infeksioneve, veçanërisht gjatë Pandemisë.

 

?Sa her? dal, shkoj p?r t? bler? buk?, s?mund t? marr frym?. Po çfarë b?jn? k?tu f?mij?t e vegj?l t?r? dit?n. Kjo duhet t? ket? nj? rrug?dalje! (3:20-3:24) Mushkonjat na mbyt?n, s?mund t? q?ndrojm? n? ballkon. (3:56-3:58) Tash Korona, kjo ?sht? Korona m? e madhe, biles s?ka ku t? shkoj? m? keq!

Për të hyrë në garazhe, nevojiten përgatitje të posaçme sepse kanalizimi i ka mbushur deri në gjunjë.

 "Personalisht e pyeta kryetarin e komunës nëse do të ishte te shtëpia e tij kështu për pesë muaj a të gjente zgjidhje. Askush nuk lajmërohet për asgjë. Ka fëmijë të vegjël brenda, ata jetojnë këtu, ka shumë sëmundje."

 Banorët thonë se ata kanë shkruar një kërkesë për zgjidhjen e problemit te institucionet lokale. Ata morën një premtim nga Kryetari Visar Ganiu se problemi do të zgjidhej, por deri më sot - asgjë.

Pasi banorët folën publikisht për problemin, Komuna e Çairit tani thotë se ata do të "përveshin mëngët" që nesër.

 Komuna e Çairit

"Nesër, pika e parë në rendin e ditës të takimit të punës së kolegjiumit do të jetë zgjidhja e problemit ... Do të përcaktohen detajet dhe dinamika e procesit të punës. Procesi i riparimit të problemit do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur në ditët në vijim?, thonë nga Komuna e Çairit

Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, sepse në vend që të rrisin nivelin e higjienës si mbrojtje ndaj përhapjes së virusit Korona, ata ende nuk mund të shpëtojnë nga ujërat e zeza.




Alsat

Recommended