Baba Mondi: 50% e shqiptareve jane bektashinj, politika genjen

  • 3 years ago
I ftuar në emisioni ?Rudina? në Tv Klan, ka qenë Baba Mondi i cili gjatë intervistës është shprehur se në Shqipëri 50 e njerëzve janë besimtarë bektashinj dhe se regjistrimet janë berë gabim.
Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?
Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.
Rudina Magjistari: 50%?
Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t?i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.
Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?
Baba Mondi: Jo jo janë dokumentat edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar të regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended