Libri i jetës së Diana Culit

  • 3 years ago
Një një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar shkrimtarja Diana Culi, e cila ka një karrierë të gjatë në fushën e veprimtarëisë letarare. Në një rikthim pas në kohë, znj. Diana u rikthye pas në kohë në fëmijërinë e hershme, kur shkruajti poezinë e parë dhe kur ende mbante gërsheta dhe kapele.
?? unë kam një fëmijëri që e kam kaluar tek ?? Parku Rinia?? sepse kemi banuar tek shallvaret aty ka qenë jeta ime e fëmijërisë, rruga Myslym Shyri kur unë kam lindur dhe kur u rrita që fillova të kuptoj mbas tre vjetësh nuk ka qenë kjo rruga e madhe por ka qenë një rrugicë ku sot është 17 Nëntori dhe mua më kujtohet që ne luanim shumë atje me topa, me peta?? shprehet ajo për fëmijërinë e saj.
Ajo flet edhe për kohën e shkollës, e vogël dhe me flokët gërsheta ndërsa në kokë mbante një beret, një modë e cila sipas saj vinte për shkak të sistemit rus.
?? Ishte një modë që unë mendoj që vinte nga Bashkimi Sovjetik se ruset mbanin gërsheta shumë dhe ato kanë qenë vitet 50 dhe vinin nga andej?? tha ajo.
Ndërsa për të fëmijëria e asaj kohe ishte më e lirë dhe e sigurtë ndryshe nga sot.
Një ndër librat më të dashur për lexuesin shqiptar nga shkrimtarja Diana Culi është edhe ?? Dreri I trotuareve?? një libër I cili trajton një temë që ende duket tabu në shoqërinë shqiptare sic është aborti.
?? Më kujtohet shumë mirë në rrugën e Durrësit se unë shkoja tek Qemala Stafa dhe I binim aty ku diku ishte kafe Flora dhe më kujtohet që një vajzë që ishte një vit mbi ne, ishte në maturë u hodh nga kati pestë dhe ne po shkonim në shkollë dhe pamë polici, njerëz atje dhe e njihnim këtë vajzën. Më vonë morëm vesh me pëshpërima që ajo ishte hedhur nga dritarja sepse kishte ngelur shtatzanë dhe nuk kishte asnjë shpres që mund të martohej se duhet të martoheshe. Të tilla ngjarje kishte shumë në Shqipëri?? tha ajo.