Lazanjë me perime Përbërësit: 400 gr petë lazanjë 1 qepë 1 karrotë 1 spec 1 patëllxhan 3-4 kunguj të njomë 1/2 gotë verë të bardhë Beshameli: 100 gr gjalp 100 gr miell 1 litër qumësht kripë dhe arrëmoskat Parmixhano Përgatitja: Në një tigan të madh me 4 lugë gjelle vaj ulliri skuqim 1 qepë të grirë hollë, kur qepa të jetë bërë e artë shtojmë karrotën në rende dhe specin dhe patëllxhanin në kubikë të vegjël. E gatuajmë në nxehtësi mesatare për 10 minuta duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë kungujt në feta dhe I gatuajmë ato I shuajmë me verë , kripë, pak piper dhe I lëmë mënjanë. Përgatisim beshamel, shkrijmë gjalpin dhe miellin I kaurdisim deri sa miell zbardhet dhe e shuajmë me qumësht të ngrohtë e përziejmë me tel deru sa formohet një salcë e lidhur, kripë dhe arrë moskat.Lyejmë fundin e tavës me pak beshamel. Vendosim petët e lazanjës të zbutura në ujë të valuar. Alternojmë perimet mbi petë dhe pak beshamel. Kështu vazhdojmë shtrojmë petë beshamel perime në fund pak beshamel , parmixhano dhe e vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.