Rrezimi i marreveshjes se 2009, Berisha: Gj.Kushtetuese beri tradhti te larte kombetare

  • 4 years ago
Ish-Kryeministri Sali Berisha u është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, të cilin e akuzonte për tradhti kombëtare me marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Sali Berisha akuzoi Gjykatën Kushtetuese për tradhti kombëtare që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009.

?Bashkë me Gjykatën Kushtetuese kanë kryer një akt të tradhtisë së lartë kombëtare me atë që bënë. Lexoni vendimin e gjykatës. Në qoftë se gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë u kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marrë për bazë, harta e një falsifikatori që mbush xhepat tjetërkund. Hartë në të cilët ka mashtruar me linjën kryesore të koordinatave, me linjën bazë të koordinatave, 19 kilometra e ka spostuar në territorin shqiptar dhe ka ngushtuar territorin shqiptar, nga 38 km në 22 km?.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëse qeveria turke ka bërë ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese të rrëzonte marrëveshjen e vitit 2009, ish-Kryeministri Sali Berisha u përgjigj: ?Absolutisht po, 100%, totalisht?.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/