Termeti, PD denoncon harresen e qeverise

  • 4 years ago
Partia Demokratike ka denoncuar të tjera raste të qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit dhe që sipas saj nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga tërmeti i nëntorit të vitit të shkuar, familja Bregu në Lezhë, vazhdon të jetojë në kontenierë në kushte shumë të vështira. Ish-nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ishte pranë kësaj familje, ku u njoh me historinë e dhimbshme të Angjelinës, shtëpia e së cilës u kategorizua si e pabanueshme.

?Shtëpinë e kanë vlerësuar të pabanueshme dhe e kanë vlerësuar për rindërtim. Më kanë ardhur nja 5-6 komisione këtu dhe as edhe një përgjigje nuk më kanë dhënë veç do vijmë sot, do vijmë nesër edhe asnjë ardh këtu nuk më ka. Unë jam vetë i katërti. Kam burrin me sëmundjen e epilepsisë, kam vajzën me sindromën Down. Kam një plak 73 vjeç, ka jetuar tërë dimrin vetëm në gërmadha. Unë sot jetoj në garsoniere (kontejner). Ha, pi, rri se unë aty nuk mund të hyj. Çfarë bie shi jashtë më bie në garsoniere brenda?, u shpreh Angjelina Bregaj.

Në të njëjtën ndërtesë ka jetuar edhe familja e Vatë Bregut i cili thotë se në çadër kushtet janë të vështura, ndërsa në shtëpinë e rrënuar ka rrezik.

?Shiheni vetë shëpinë se si është. Kanë ardh e kanë parë, s?ka ardh kush as do me dit gjë kush, pasha hajrin se tashi ne jena familjarë. I kanë pru këto dy çadra këtu po këto rrjedh sa rrjedh s?është me nejt gjithmonë në çadër as në atë hekurishten atje, atë llamarinën atje. Shtëpinë ma kanë nxjerr DS4, me e bë që nga themeli edhe hala tash sa muaj nuk ka ardh kush me pyet se ku rrin edhe ku jeton, pasha hajrin. Them me vete edhe me e pas hasëm duhet me ndihmue?, thotë Vatë Bregaj.

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar rastet e qytetarëve të cilët sipas saj kanë mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit dhe pa asnjë ndihmë nga ana e qeverisë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/