135 te infektuar te rinj me korona

  • 3 years ago
Numri i viktimave nga Covid ka shkuar në 312. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me këtë virus 6 pacientë, mes tyre dhe një infermier 63 vjeçar nga Tirana, i cili punonte spitalin e Traumës.

Nga 860 testime që janë kryer, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS-COV2. Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga coronavirus në vendin tonë, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 189 prekur të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended