1 mije USD te kurohesh nga Covid ne shtepi |Lajme-News

  • 4 years ago
Të kurosh covidin nga banesa është shumë e kushtueshme për qytetarët. Kjo recetë e thjeshtë për një rast i cili nuk paraqet komplikacione të rënda për shkak të Covid-19, kushton 148.500 Lekë. Ajo përfshin medikamente për pneumoni, por dhe vitamina të ndryshme?.
Kjo recetë me medikamente për covid është vetëm për 10 ditë.
?Për të ndjekur një pacient me covid, do vlerësohet shkalla e rëndësisë së sëmundjes, mund të jetë një formë e lehtë ku terapia mund të jetë thjesht suportive me vitamina, por mund të jetë një formë e moderuar ose shfaqja e një komplikacioni siç është pneumonia ku përveç vitaminës duhet të shoqërohet edhe me përdorimin e preparateve si antibiotikët që padyshim kanë një vlerë monetare. Preparatet akuagelantë për një periudhë të zgjatur, po sigurisht që ka kosto. Kemi raste kur terapia ka vazhduar një muaj ku medikamentet është dashur të përdoren për një kohë të gjatë?.
Përveç medikamenteve, një person i prekur nga covid duhet të kryejë edhe ekzaminime të tjera, që përfshijnë analizat e gjakut dhe skaneri i pulmonit, ku minimalisht të dyja kapin e vlerën e 25 mijë Lekëve të reja, duke e çuar koston për një person të prekur me covid në afro 400 mijë Lekë.
Një tjetër recetë e siguruar nga Tv Klan, me një shkallë të rëndë të sëmundjes për shkak të covid, kap vlerën e afro 250 mijë Lekëve, vetëm për medikamente.
Mjekja Bruna Shiroka thotë se nisur nga situata, ku shumë familje nuk kanë mundësi finaciare, por ndiqen klinikisht pranë qendrave shëndetësore.
?Në zonën time ka mbi 14 persona pozitiv covid, për të cilët 4 persona janë pneumoni covid, të formës së lehtë deri mesatare lehtësisht të moderuar, 2 pacientë pas tre javësh janë drejt përmirësimit. Kemi filluar t?i afrojmë pranë qendrave shëndetësore edhe për të vlerësuar gjëndjen e tyre shëndetësore, apo edhe për t?i ofruar një analizë gjaku apo për t?i realizuar bërjen e injeksioneve, e cila në kushte të caktuara është domosdoshmërisht e indikuar dhe në kushtet e shtëpisë e kanë të pamundur për ta realizuar?.
Në vend numërohen afro 4 mijë raste pozitiv me covid. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Shkodra.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended