“Ballkani pas dhjete vitesh ne BE”

  • 3 years ago
Ministrja austriake për Çështjet Evropiane, Karoline Edtstadler, shpreson që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së brenda një dekade. Edtstadler përsëriti kushtëzimin e disbursimit të fondeve të BE me përmbushjes e kritereve së shtetit të së drejtës.

Në rreth dhjetë vjet duhet të kemi edhe disa shtete të reja anëtare në familjen tonë evropiane. Nëse kryhen reformat e nevojshme sidomos në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të zenë vendin e tyre të merituar në BE.

"Austria nuk e pëlqen një Evropë me shpejtësi të ndryshme pasi shtetet anëtare të BE duhet të punojnë në një bashkim gjithnjë e më të afërt", tha Edtstadler. Sipas saj duhet bashkëpunim brenda BE-se "pa standarde të dyfishta, pa presione politike dhe debate të panevojshme ideologjike".
Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended