Shkolla "Misto Mame" angazhon nxenesit ne rregullimin e saj (21 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo është shkolla 8-vjeçare "Misto Mame" në Tiranë. Ja si paraqitet gjendja e murit rrethues të saj pas shembjes së ndërtimeve pa leje, por nuk ka qenë dakort me këtë gjendje personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës. Menjëherë ata kanë filluar punën për sistemimin dhe restaurimin e murit për t'a sjellë atë në gjendjen e mëparshme. Me kontributin e shkollës u blenë veglat dhe nxënësit kanë nisur të punojnë.
Gjithashtu Drejtoria e Arsimit të Tiranës do të xhirojnë një fond prej 10 milion lekësh për llogari të firmës së ndërtimit "Braja Shpk"e cila do të fillojë punën së shpejti për grumbullimin e murit rrethues. Drejtori i shkollës Abaz Mali për këtë problem, thotë:
"Duke parë që shkolla jonë është rkonstruktuar dhe mirëmbajtur mjaft mirë, në fillimin e punës pashë që muri rrethues i shkollës ishte dëmtuar dhe nuk përshtatej me mjedisin e shkollës. Në këto kushte e diskutuam me kolektivin dhe biseduam dhe me qeverinë ekonomike që na u përgjigjën me një fond. Kërkuam dhe ndihmën e mjaft prindërve, presidentë firmash ndërtimi, filluam dhe punën me vetë nxënësit dhe mësuesit dhe mendoj se këto dy ditë duhet t'a përfundojmë."
Kështu rregullimi i këtij muri do t'i përgjigjet më mirë dhe kushteve mësimore në këtë shkollë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended