Vetem 40 dhurues te plazmes se gjakut | Lajme - News

  • 4 years ago
Në spitalin Infektiv ka nisur trajtimi i pacientëve të parë me terapinë e plazmës konvaleshente, e cila përftohet nga gjaku i personave të shëruar nga Covid-19.

Po ndonëse kaq jetike për pacientët në gjendje të rënduar, vetëm 40 persona nga mbi 5441 të shëruar nga koronavirusi i janë drejtuar bankave të gjakut në vend.

?30 persona kanë dhuruar në Tiranë dhe 10 të tjerë nëpër rrethe. Ata duhet të kenë testin që vërteton se janë negativ me koronavirus dhe 28 ditë pa simptoma?, thotë Irena Qendro, drejtoresha e bankës së gjakut.

Plazma e një dhuruesi përdoret vetëm tek një pacient, ndaj nevoja është e lartë. Po jo të gjithë të shëruarit mund të japin gjak për përfitimin e plazmës.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj nga nisja e pandemisë, ende nuk ka një vaksinë zyrtare për parandalimin e saj, ndaj sipas mjekëve, terapia me plazmë që lufton virusin me antitrupa mbetet një nga alternativat më shpresëdhënëse.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended