Kuqezinjte marrin përgjigjet e Covid-19/ Tre lojtarë nuk nisen drejt Bjellorusisë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombetarja shqiptare zhvilloi paraditen e kësaj të mërkure seancen e fundit stervitore para nisjes për në Bjellorusi.Kuqezinjtë dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponeve të kryer një ditë me para dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhetojne me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.Memolla e Ismailaj kanë ardhur të demtuar ne grumbullim dhe pas testeve mjekesore u konkludua se nuk munden te rikuperohen. Ndersa Ramadani ka pesuar nje demtim ne stervitje. Te tre keta lojtare do te qendrojne ne Shqiperi e do vazhdojne terapi dhe stervitje në menyre te diferencuar ne menyre qe te mund të rekuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë, thuhet ne njoftimin e FSHF.Dueli i pare i fushates se Liges se Kombeve do te luhet ne 4 shtator ne Minsk kunder Bjellorusise, ndersa pas tre ditesh do te presim Lituanine ne Tirane.

Recommended