Pjesemarrje e larte ne votimet e Malit te Zi |Lajme-News

  • 4 years ago
As pandemia nuk i frenoi këtë të dielë qytetarët e Malit të Zi që t?i drejtoheshin masivisht 1200 qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja arriti në 68%, një mobilizim ky që tejkalon thuajse me 9% zgjedhjet e 2016.

Kur ka mbetur pak kohë nga mbyllja e garës parlamentare, shqiptarët e Malit të Zi shpresojnë se do të përfaqësohen me 2 kandidatë në parlamentin 81 vendësh. Edhe pse për ta, shqiptarët duhet të perfaqësoheshin më një liste të përbashkët e jo 2 koalicione.

?Gjithçka shumë mirë, presim të perfaqësohemi me 2 mandate?.

?Ne prisnim të ishtë një kolonë e përbashkët për të gjithë shqiptarët. Të merrnim 3 mandate?.

Në komunën e Tuzit pjesëmarrja ka arritur mbi 50% ndersa në Ulqin mbi 40%. Politikani amerikan me origjinë nga Ulqini, Mark Gjonaj, shprehet se është vendimtare pjesëmarrja e elektoratit vendas pasi diaspora që ka një peshë të konsiderueshme është penalizuar nga pandemia.

Kandidatët shqiptare për deputetë, Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu, thanë se fokusi i shqiptarëve në arenën politike do të jetë rritja e investimeve në zonat shqiptare. Ndërsa bashkëpunimi do të jetë me ata që mbështesin më së shumti programin shqiptar si dhe perspektivën europiane.

Për analistët shqiptarë, ligji i zgjedhjeve në Mal të Zi është diskriminues pasi shqiptarët duhet të votojnë në masën 60% për një subjekt politik që të kalojnë pragun prej 5%. Detyrë kryesore e deputetëve fitues mbetet angazhimi për të rritur investimet ekonomike në zonat shqiptare për të frenuar emigracionin.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended