Opozita maqedonase as nuk tërhiqet, as nuk propozon nënkryetar të Kuvendit
  • 3 years ago
Opozita maqedonase as nuk tërhiqet, por as nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit. Sipas VMRO-së 5 nënkryetarë janë të kushtueshëm. Megjithatë mos-tërheqja nënkupton që nuk do të dihet se si do të funksionojë Këshilli për kanalin e Kuvendit, me të cilin udhëheq nënkryetari i opozitës. Mandatari Zaev këmbëngul se nëse opozita tërhiqet, atëherë të njëjtën do ta bëjë edhe LSDM-ja. ASH-Alternativa ndërkohë ndjehet e diskriminuar pasi nuk iu dha mundësia e propozimit të nënkryetarit.
Recommended