Shperthim masiv ne Bejrut, mbi 100 viktima

  • 4 years ago
Pasojat e shpërthimeve të fuqishme në Bejrut i kanë dhënë kryeqytetit të Libanit, pamjen e një zone të shkatërruar nga bombardimet atomike. Aktualisht flitet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur, por bilancet thellohen nga ora në orë. Pasojat e shpërthimeve katastrofike të të martës në kryeqytetin libanez Bejrut duken si ato të bombardimit atomik në Hiroshima. Nuk ka mbetur ndërtesë pa u dëmtuar në qytetin prej 2 milionë banorësh, ku kanë shtëpitë rreth 1/3 e popullsisë së vendit. Më e rëndë situata duket pranë zonës së portit ku çdo gjë është shndërruar në rrënojë.
Mbi 100 të vdekur e rreth 4 mijë të plagosur është bilanci i deritanishëm, që do të vazhdojë të rritet, teksa ekipet e emergjencave vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e trupave. Spitalet janë në kolaps, pasi e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e madh të të plagosurve. Ndërhyrjet në plagë kryen korridoreve. Banorët e qytetit shprehen të shokuar për një ngjarje të tillë që banorët e këtij vendi nuk e kishin përjetuar kurrë në historinë e tyre.
?Toka u lëkund, menduam se ishte tërmet. Më pas na u shkatërruan dritaret. Ishte aq i fortë shpërthimi saqë u ndje fuqishëm edhe në këtë lagje periferike?.
Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe 3 ditë zie kombëtare. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për shpërthimin e një magazine ku mbaheshin të sekuestruara prej 6 vitesh nga një anije 2700 tonë nitrat amoni, pleh kimik fertilizues me nivel të lartë azoti, që përdoret edhe për prodhimin e lëndëve eksplozive.
Sasia ishte aq e madhe sa shkaktoi një shpërthim 3 kilotonësh, 1/5-ta e fuqisë së bombës së Hiroshimës. Shpërthimet përhapën në ajër lëndë të rrezikshme për shëndetin, çka ka detyruar autoritetet të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së gjithë banorëve.
Pistën e një sulmi terrorist, askush nuk e përmend për momentin, por Libani ndodhet mes një rajoni të trazuar dhe është strehë e militantëve të armatosur të Hezbollahut, të akuzuar për një seri sulmesh kundër Izraelit, që është pjesë edhe e konfliktit në Siri. Megjithatë, ata kanë mohuar çdo lloj përfshirjeje për këtë rast. Përgjegjësit mbeten për t?u zbuluar nga hetimet që kanë nisur, por kjo ngjarje i ka shkaktuar vendit një dëm ekonomik prej 5 miliard dollarësh duke e zhytur edhe më tej në krizën e rëndë ekonomike që e ka mbërthyer prej vitesh.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended