Vaksina e gripit per te gjitha kategorite me risk | Lajme-News
  • 3 years ago
Vaksinimi kundër gripit gjatë periudhës së vjeshtës do të jetë prioritare si një masë për të përballuar edhe situatën e shkaktuar nga Covid 19. Ministrja Ogerta Manastirliu nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se po merren të gjitha masat, veçanërisht për grupet e riskuara.

?Kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina për sa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim. Ndërkohë që ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona për sa i përket situatës së Covid19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona për sa i përket edhe programeve për vaksinimin e sigurt, siç është programi i vaksinimit ndaj gripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale?

Po ashtu është bërë edhe vlerësimi i kategorive të riskut që duhet të vaksinohen ndaj gripit, pasi janë njëkohësisht më të prekshëm edhe nga Covid- 19.

?Personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin?

Pjesë e planit të veprimit është edhe shtimi i kapaciteteve të testimit, gjurmimit, hetimit epidemiologjik, dhe strukturave spitalore.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended