Prokuroria heton bombat e publikuara në periudhën parazgjedhore

  • 4 years ago
Pesëmbëdhjetë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ende nuk është zbardhur se kush publikonte regjistrime të përgjuara në periudhën parazgjedhore. Regjistrime të reja të paligjshme në internet nuk ka. Ky proces i qërimit politik të hesapeve përfundoi me votimin më 15 korrik. Por, bisedat e publikuara ende qëndrojnë në kanalin e ?Youtube?-s. Nga Prokuroria për Alsat bënë të ditur se janë duk hetuar ? kush, si dhe pse i ka publikuar regjistrimet në të cilat aktorë kryesorë ishin liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.