BE: Pranojme votimin, por nuk iu dha kohe kompromisit |Lajme-News

  • 4 years ago
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Bashkimit Europian pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero dhe Ambasadori i BE në vendin tonë shpërndanë të njëjtin tekst duke thënë se shprehin keqardhje që nuk iu dha më shumë kohë arritjes së një kompromisi.

?Teksa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk iu caktua më shumë kohë fazës përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik?.

Komisionit Evropian kërkon që tashmë këto ndryshime të implementohen në Kodin Zgjedhor.

?Tani është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të implementojnë ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet, me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen?.

BE thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 Korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 Qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli Europian kur vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit në Mars.

Ka reaguar edhe zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn i cili thotë se e përgëzon parlamentin shqiptar për përmbushjen e marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar Reformën Zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR, por sipas tij, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.

Ndërsa ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf tha se shpreh keqardhjen që me gjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 Qershorit, Reforma Zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Ai u bën apel palëve për një dialog gjithëpërfshirës.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended