FNSH mbyll me sukses trajnimin me forcat turke (18 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Një grup specialistësh turq të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, prej 5 muajsh kanë trajnuar forcat e policisë shqiptare. Mënyra se si mund të ndërhyhet në raste pengmarrje, veprimet dhe masat gjatë aksioneve në fluturim, manovrimet nëpër ndërtesa kanë qenë aspekte të trajnimeve taktike.
20 elementë të rinj të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të repartit 712, janë diplomuar sot pas trajnimeve dhe janë vlerësuar si të suksesshëm nga trajnuesit turq. Sipas autoriteteve shqiptare, programet me ndërhyrje të rasteve të tilla delikate është një aspekt ku policia shqiptare ka nevojë për eksperiencat e strukturave të huaja homologe.
Ndërsa Turqia është një ndër vendet më të suksesshme në këtë profil. Ministri i Rendit Spartak Poçi, pjesëmarrës në ceremoninë e diplomimeve, iu ka uruar konkretizim me sukses të trajnimeve forcave speciale, pasi policia shqiptare është shprehur ministri, po përgatitet për t'u përballur me situata dhe elementë terroristë për t'i shkatërruar ata. Turqia ka premtuar se trajnimet për policinë shqiptare dhe veçanërisht për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të vijojnë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/