Tavë me mish qingji, oriz dhe qumësht Përbërësit: 1 kg mish qingji 2 gota oriz 2 gota lëng mishi 3 gota qumësht 40 gr gjalp kripë dhe piper Përgatitja: Shpëlajmë mishin dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të valuar. E lëmë të marrë valë, shtojmë pak kripë dhe e lëmë të ziejë deri sa të ngulet piruni. Pastrojmë orizin e shpëlajmë e kullojmë mirë dhe e shpërndajmë në një tepsi të lyer mirë me gjalp. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe transferojmë racionet e mishit nga tenxherja në tavën ku kemi shtuar orizin. Fillimisht hedhim mbi mish dhe oriz qumësht e valuar me pak kripë. Më pas shtojmë lëngun e mishit të valuar. Vendosim mbi copat e mishit nga një majë luge kafe me gjalp dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta deri sa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrë të artë.