Pandemia, mbyllen disa hotele në strugë e ohër
  • 4 years ago
Disa hotele në mes  të sezonit mbyllën  dyert  e tyre. Këtë hap e ndërmorrën pasi nuk mund të mbijetojnë financiarisht për shkak të anulimit të të gjitha prenotimeve nga mysafirët e  huaj. 

Nga Asociacioni i hoteleve të Maqedonisë, thonë se për momentin asnjë nga hotelet  në bregun  e liqenit nuk  realizon  as  gjysmat e të ardhurave të planifikuara.

 ?Ka hotele të mbyllura. Hotele të mbyllura ka edhe në Greqi edhe përkundër asaj që është fuqi turistike në këto  troje. Për këtë vendosin vetë  ekipet e menaxherëve të hoteleve, pasi  me këtë edhe  humbjet do jenë më të vogla sesa të punojnë?- deklaroi Krste Bllazhevski,  kryetar  i HOTAM.

Edhe në Ohër disa objekte hotelerike nuk janë hapur aspak.  Këtë verë nuk kanë ardhur burimi kryesorë i të ardhurave- mysafirët e huaj, por ankohen edhe për protokollet e rrepta për punë.

 ?Së pari shumë gjatë u prit për protokollet për punë të objekteve të hotelerisë. E dyta, protokollet i bënë të njëjta si për restorantet dhe kafeteritë dhe kjo nuk është në rregull. Është bërë tollovi dhe përfundimi im ishte, më mirë të mos punojmë sesa të maltretohemi?- pohoi Dimitar Zarçev, hotelier nga Ohri.




Nga Shoqata e hotelierëve në Ohër thonë se për shkak të krizës një pjesë e tyre kanë frikë për ekzistencën e vet. Jozyrtarisht Alsat mëson se edhe kapacitete tjera hotelerike mendojnë t?i mbyllin objektet e tyre në vjeshtë.

Miki Trajkoski