Pandemia prek buxhetin e bashkive | Lajme-News

  • 4 years ago
Situata e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 ka detyruar qeverinë që t?i tërheqë vëmendjen bashkive për të ulur shpenzimet dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura.

Në një letër dërguar krerëve të 61 bashkive në Shqipëri, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj i kërkon pushtetit vendor të miratojë sa më parë planin e të ardhurave dhe shpenzimeve për dy vitet e ardhshme, ndërsa u kujton të kenë parasysh gjendjen e buxhetit të prekur nga pandemia.

?Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në përgatitjen e tavaneve të buxhetit afatmesëm duhet të mbajnë në konsideratë situatën e vështirë financiare të krijuar nga COVID-19 në planifikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.?

Qeveria transferon fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar për pushtetin vendor, ndërsa i rekomandon atyre që të shohin shpenzimet e domosdoshme.

Stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive për 3 mujorin e parë të këtij viti arriti në 80 milion dollarë, ndërsa programi i shlyerjes së tyre u bllokua për shkak të pandemisë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended