Rezultatet zyrtare, partite shqiptare me 32 mandate | Lajme-News

  • 4 years ago
Gati 10 ditë nga mbajtja e votimeve, Maqedonia e Veriut ka mbyllur procesin zgjedhor, duke shpallur rezultatin përfundimtar. Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve LSDM ka fituar 46 ulëse dhe VMRO DPMNE 44. Shqiptarët kanë mundur të marrin 32 mandate.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në bazë të rezultateve LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-44, BDI-15, Koalicioni Aleanca me Alternativën-12, E Majta-2 dhe PDSH-1 ulëse. Gjatë këtij mandati katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pasi Gjykata administrative hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike, KSHZ shpalli rezultatet zyrtare dhe mbylli procesin zgjedhor. LSDM dhe BDI kishin dërguar përfaqësues ligjor që ta marr certifikatat.

Deputetët e VMRO DPMNE-së erdhën personalisht për t?i marrë mandatet, por jo të gjithë së bashku. Fillimisht erdhën dy e më pas edhe tjerët.

Por sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë, uniteti i grupit parlamentar nuk është në pikëpyetje.

Me grupin parlamentarë të VMRO DPMNE-së nuk u ndal as partneri i koalicionit, Kryetari i partisë demokratike serbe, Ivan Stoilkoviç. Ai ka edhe mendime të ndryshme rreth kërkesës për kryeministër shqiptar nga partneri i koalicionit.

A do të votonit ju personalisht për kryeministër shqiptar?

Pyetje tjera!

A mendoni që nuk duhet trajtohet kjo pyetje për kryeministrin shqiptar aspak nga ju personalisht?

Nuk dua të përgjigjem në një tentim për provokim?

Për ju është provokim pyetja për kryeministër shqiptar?

Jo, provokim është vet pyetja

Ju si partner të koalicionit të VMRO DPMNE-së, a do të pranonit të votoni për kryeministër shqiptar?

Ne si parti dhe unë personalisht nuk kemi asnjë paragjykim ndaj asgjë në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë, kur nuk keni paragjykime ndaj përkatësisë etnike vendoseni për politika? Nëse bëhet fjalë për politika që duhet të përcaktohemi, atëherë do të flasim.

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët edhe pse kishte ardhur për t?i marr mandatet, refuzoi që ato ti marr para kamerave.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended