Sufle me patate e mbushur me pulë Përbërësit: 2 fileto pule ( 400 gr) 1 qepë 1 thelpi hudhër 1 karrotë 100 ml verë të bardhë 1/2 filxhan çaji pure domate rigon kripë dhe piper të zi 1.2 kg patate ( 7-8 kokrra) 1 vezë 2 lugë gjelle vaj ulliri 100 gr djath pice Përgatitja: Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 25 minuta. Pastrojmë filetot e pulës dhe I presim ato në kubikë të vegjël. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë deri sat ë zverdhet. Shtojmë hudhrën dhe karrotën dhe vazhdojmë ta skuqim deri sa karrota të zbutet. Shtojmë mishin e pulës dhe e përziejmë sëbashku e lëmë pulën të ziejë pak deri sa dhe copat e mishit të zverdhen. E shuajmë me verë dhe e lëmë verën deri sat ë avullojë alookoli për 5 minuta.