Edhe Paris Hilton ka halle |Lajme-News

  • 4 years ago
Në syrin e të gjithëve, modelja dhe aktorja Paris Hilton mund të duket si një ?princeshë? ku jeta dhe çdo gjë tjetër i shkon në rregull.
Paris së shpejti ajo do të publikojë në kanalin e saj në YouTube dokumentarin ?This is Paris?. Në një intervistë online me moderatorin Jimmy Kimmel Hilton nuk zbuloi shumë detaje, por u shpreh se nga ky dokumentar do të kuptohet vështirësitë më të cilat ajo është përballur në fëmijëri.
Sipas asaj që raporton revista People, videot e publikuara përfshijnë abuzimin, çrregullimet mendore që pati në periudhën e adoleshencës madje edhe paragjykimet që i bëheshin.
Gjatë intervistës Paris theksoi se në këtë dokumentar ka sjellë një personazh ku do të tregojë jetën e saj për shkak se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të jetë para kamerave.
Në këtë projekt janë bërë pjesë edhe Kathy Hilton mamaja e Paris, Nicky Hilton, Kyle Richards motra dhe vëllai dhe Kim Kardashian, e cila vite më parë punonte si stilistja personale e saj.
Kim Kardashian e ka cilësuar Paris si influencuesen më të madhe dhe se me këtë dokumentar që do t?i tregojë botës ajo po shfaq vështirësitë që hasin të gjithë fëmijët sidomos kur vijnë nga familje me reputacion, pasuri dhe pushtet.
Për këtë Paris ka bashkëpunuar me producenten fituese e çmimit Emmy, Alexandra Dean dhe është prodhuar nga The Intellectual Corporata. Premiera e ?This is Paris? do të jetë në datën 14 Shtator .
Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended