Akrobatja qe sfidon lartesite: Nuk e pershkruaj dot ndjesine

  • 4 years ago
Ditën e sotme në programin ?Rudina?, në Tv Klan ishte akrobatja Fiona Rushiti. Ajo prej vitesh merret me sporte ekstreme dhe performon në lartësi mbi 100 metra. Pasioni për akrobacinë ka nisur që në moshë të vogël për të. Ishte vetëm 3 vjeç kur u bë pjesë e cirkut kombëtar, si akrobate në grupin e fëmijëve. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Sporteve në Tiranë dhe aktualisht ndjek studimet Master Shkencor. Fiona është bërë pjesë e shumë konkurseve, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme, 2 medalje bronzi dhe një ari. Prej shumë pak kohësh, Fiona ka sfiduar veten me lartësinë duke bërë akrobaci edhe në lartësi deri në 100 metra. Madje për programin ?Rudina?, ajo ka realizuar një performancë akrobaci nga Liqeni i Bovillës, në lartësinë 100 metra. Fiona në studio rrëfeu se është një adrenalinë e madhe në momentin që performon në lartësi të mëdha dhe nuk e përshkruan dot ndjesinë.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/