Uniko - Pengmarresi qe ra ne kurthin e borxhliut te tij!

  • 4 years ago
Në Janar të vitit 2018, një 24-vjeçar i quajtur Tiger Sula u mor peng nga dy persona në një banesë pranë kthesës së Kamzës. Për këtë ngjarje Policia e Tiranës arrestoi babë e bir, Pal Maletaj dhe Fatjon Maletaj, të akuzuar për heqje të paligjshme të lirisë.
Motivi i kësaj ngjarje ishte një borxh i pakthyer në vlerën e 1.5 milionë Lekëve të vjetra. Emisioni ?Uniko? ka intervistuar 60-vjeçarin Pal Maletaj, pikërisht në banesën e tij ku është pretenduar se ka ndodhur pengmarrja e të riut Tiger Sula.
Sot Pal Maletaj dhe djali i tij Fatjoni janë të lirë. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi Pal Maletajn me detyrim paraqitje për 4 vite, por më pas Apeli e rrëzoi këtë vendim duke e lënë detyrim paraqitje për 2 vite. Ndërsa Fatjon Maletaj u dënua nga Shkalla e Parë me 3 vite burgim, por edhe ky vendim u rrëzua në Gjykatën e Apelit dhe 28-vjeçari u lirua duke ju vendosur shërbim prove për 2 vite.
Në intervistën e dhënë për emisionin ?Uniko?, Pal Maletaj ka treguar versionin e tij të ngjarjes dhe ka shpjeguar dinamikën si ka ndodhur pengmarrja e 24-vjeçarit. Ai mohon që të ketë rrëmbyer të riun dhe pretendon se e gjitha ishte një kurth e organizuar nga Tiger Sula për të mos i kthyer borxhin.
Pal Maletaj akuzon edhe disa punonjës policie të Komisariatit Nr.6 në Tiranë për mosveprimet e tyre, si dhe prokurorin e çështjes për të cilin thotë se nuk ka marrë parasysh provat. 60-vjeçari deklaron se është akuzuar pa të drejtë dhe i është nëpërkëmbur personaliteti.
Edhe pse kanë kaluar 2 vite nga kjo ngjarje, ai thotë se ende nuk ka marrë shumën e parave prej 1.5 milionë Lekë të vjetra që djali i tij Fatjoni i kishte dhënë borxh Tiger Sulës.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended